Gasperini: Iu afruam shumë kualifikimit, kishim raste me Gjimshitin

Gasperini: Iu afruam shumë kualifikimit, kishim raste me Gjimshitin

08:25, 13/08/2020

U mbyll me një fund dramatik aventura e jashtëzakonshme e Atalantës në Champions League. Hirushja e futbollit italian mrekulloi në çerekfinale ndaj PSG-së, teksa deri në minutën e 90-të ishte me një këmbë në gjysmëfinale, falë golit të shënuar që në fillim të sfidës nga Pasalic, por pikërisht në limitet e kohës së rregullt bënë diferencën “yjet” e ekipit francez, duke përmbysur shifrat në 1-2.

Në një intervistë pas ndeshjes për “Sky Sport”, trajneri i bergamaskëve, Gian Piero Gasperini, u shpreh: “Ka keqardhje të madhe, iu afruam shumë dhe mungonte pakgjë. Dukej sikur do ia dilnim, mund të ishte një arritje e madhe. Por nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të falënderoj djemtë, të bësh më shumë se kaq ishte e vështirë,

 

Liga e Kampioneve është një turne shumë i veçantë, është turneu i episodeve dhe detajeve, ato të cilat vendosin rezultatin kur ka ekuilibër. Pavarësisht Mbape, kishim mbërritur deri në minutën e 90 dhe pastaj kishim raste me Gjimshitin apo kundërzbritje që mund të bëheshin më mirë”, ishte pengu i Gasperinit për këtë eliminim të skuadrës së tij në ekstremin e ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Balo Bna13/08/2020 12:38

Ti ,debil,je fajtori për eleminimin! Kujtoje se luaje kundër Frosinones,me ato ndërrime që bëre!? Fshatar i mutit!

Shto koment

Denonco