Cilësohet si 'Henri i ri', Milan arrin marrëveshjen për transferimin e talentit suedez

Cilësohet si 'Henri i ri', Milan arrin marrëveshjen për transferimin e talentit suedez

10:40, 12/08/2020

Sulmuesi suedez, Emil Roback konsiderohet si një ndër talentet më të mëdha në Europë. Për 17 vjeçarin, i cili është në pronësi të klubit të Hambbaryt në Suedi, kanë shfaqur interes skuadra shumë të njohura evropiane si Arsenal e Milan.

Dhe sipas informacioneve të “Sky Italias, talenti do të largohet nga Suedia për t’u transferuar te skuadra e Milanit në Itali. Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Hammbaryn për transferimin e talentit dhe ky i fundit është parë mëngeshin e sotëm në selinë e Milanit për të kryer vizitat mjekësore.

Milan do të derdhë në arkat e klubit suedez për kartonin e Roback shumën e 1.5 milion eurove. Një shumë e konsiderueshme për një lojtar që nuk ka ende shumë aktivizime. Emil Roback do të gjejë te Milan, bashkatdhetarin e tij Zlatan Ibrahimovic i cili zotëron 23.5% të klubit ... Hammarby, ku ai aktivizohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco