Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Reali e qetë drejt suksesit, sot luan për të vendosur ‘një dorë’ tek titulli kampion

Reali e qetë drejt suksesit, sot luan për të vendosur ‘një dorë’ tek titulli kampion

09:36, 13/07/2020

Real Madrid është në rrugën e duhur për të fituar titullin kampion në La Liga.

Eibar, Valencia, Sociedad, Mallorca, Espanyol, Getafe, Bilbao dhe Deportivo Alaves, janë këto tetë skuadrat që ekipi i drejtuar nga trajneri Zinedine Zidane ka kaluar me radhë që nga data 14 qershor. Pra plot 8 fitore të siguruara në harkun e vetëm 26 ditëve, një ecuri pozitive, madje në pesë ndeshjet e fundit ekipi “merengues” ka triumfuar pa pësuar fare gol.

Natyrisht që te klubi “blaugrana” ndihen keq, sepse një pjesë të mirë të titullit duket sikur ua kanë dhuruar vetë me duart e tyre rivalëve të përjetshëm, gjithsesi Reali e meriton në mënyrë të padiskutueshme për të qenë këtu ku është dhe jo vetëm prej suksesit në “El Clasico”, në ndeshjen direkte.

Formacioni madrilen i ka fituar 8 sfidat e fundit në Primera Division me golaverazhin 15-2 dhe tani është vetëm dy fitore larg titullit të shtatë në mijëvjeçarin e ri dhe të 34-t gjithsej në historinë e klubit, pra 8 më tepër se Barça, që kishte dominuar më shumë dekadën e fundit.

Tri sfidat e mbetura janë ndaj skuadrave të tilla si Granada, Villareal dhe Leganes, kështu që Realit matematikisht do t’i mjaftojnë edhe dy barazime dhe vetëm një fitore nga këto ndeshje për t’u kurorëzuar me një trofe që i mungon që nga viti 2017, për më tepër në dy edicionet e fundit klubi “merengues” është lënë prapa jo vetëm nga Barcelona, por gjithashtu edhe nga Atletico e Diego Simeones.

Takimi Granada – Real do të luhet sot në orën 22:00, në “Estadio Nuevo Los Carmenes”, dhe interesant është fakti që “los blancos” kanë fituar radhazi 9 përballjet e fundit ndërmjet tyre, duke shënuar madje plot 29 herë në portën e skuadrës andaluziane në 7 sfidat më të fundit mes tyre, në La Liga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco