VIDEO/ Kukësi nuk përmbahet, shënon dy gola të shpejtë ndaj Teutës

VIDEO/ Kukësi nuk përmbahet, shënon dy gola të shpejtë ndaj Teutës

20:58, 11/07/2020

Kukësi ka shënuar dy gola të shpejtë në sfidën ndaj Teutës e vlefshme për javën e 33-të në Kategorinë Superiore.

Në minutën e 5’ verilindorët kalojnë në avantazh me anë të Vesel Limajt, i cili realizon një gol fantastik!

Me një gjuajtje potente me të majtën nga një pozicion i prirët mesfushori ka mposhtur portierin Frashëri, duke e dërguar sferën në cepin e portës.

Pas 6 minutash Godberg Cooper dyfishon shifrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco