Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Largohet Conte dhe vjen ish-trajneri i Juventusit?!

Largohet Conte dhe vjen ish-trajneri i Juventusit?!

11:54, 11/07/2020

Antonio Conte dhe Inter mund ta ndërpresin bashkëpunimin midis tyre vetëm pas një sezoni.Ky është lajmi që po qarkullon ditën e sotme në mediat italianë.

Deklaratat e fundit e trajnerit të zikaltërve pas dy rezultateve negative ndaj Bolognas dhe Veronas kanë bërë të qarkullojnë zëra se tekniku nga Lecce mund t’i japë lamtumirën Interit në fund të këtij sezoni siç ndodhi me Juventusin në 2014-ën duke u dorëhequr në mënyrë të papritur.

Interi dhe presidenti Steven Zhang nuk kërkojnë të prishin projektin që kanë nisur me Conten por nëse nuk plotësojnë kërkesat në merkato të 51-vjeçarit, ai mund të ndërpresë vetë në mes projektin që ka nisur me zikaltrit, pasi Conte njihet për temperamentin e tij.

Mediat në Itali tani kanë nxjerrë edhe emrin e trajnerit që mund ta pasojë Conten dhe ai ëshët Max Allegri. Të njëjtën gjë ai kishte bërë edhe te Juventusi në vitin 2014. Tekniku është i lirë dhe pret një projekt serioz që të rikthehet në pankinë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco