Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Do largohet pas 4 vitesh nga Juventusi, Pjanic bën postimin emocionues në ‘Instagram’

Do largohet pas 4 vitesh nga Juventusi, Pjanic bën postimin emocionues në ‘Instagram’

22:54, 29/06/2020

Pas zyrtarizimit si futbollist i Barcelonës, mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic, nuk ka nguruar të bëjë një postim emocionues në faqen zyrtare të “Instagramit”, ku i shpreh mirënjohje klubit të Juventusit, për 4 vitet që mbajti veshur fanellën bardhezi.

Boshnjaku në fund të sezonit do të jetë pjesë e Barcelonës, teksa për shërbimet e tij, katalanasit shpenzuan plot 65 milionë euro.

Postimi i Pjanic

“Erdha para 4 vitesh dhe u mundova të fitoja gjithçka.

Sepse gjërat që nuk imagjinohen, një lojtar i Juventusit duhet t’i provojë. Kanë qenë katër vite me intensitet, kam fituar eksperiencë nga profesionistë të mëdhenj, përkrah shokëve të vërtetë me të cilët kam ndarë fitore, rekorde, por dhe humbje të vështira.

Këto vite jam rritur si burrë dhe si baba. Ky është qyteti që Edin (djali) u rrit, u bë një fans i madh i skuadrës, dhe familja ime krijoi kujtime shumë të mira.

Nuk mendoj se mund të falënderoj mjaftueshëm, por faleminderit familja Anjelli, faleminderit të gjithë shokëve që kam ndarë këtë udhëtim.

Falënderim për të gjithë punonjësit dhe stafin që më kanë ndihmuar të rritem, një falënderim për tifozët që e bënin çdo ditë speciale. Nëse vesh këtë fanellë si lëkurë të dytë, gjithmonë do të japësh gjithçka për fanellë. Nuk kemi shumë kohë për të humbur, pasi duhet të fitojmë në fund të sezoni. Ajo që sot duket kaq e trishtueshme, nga nesër do të jetë një kujtim i shkëlqyer që do ta mbaj në zemër gjithë jetën”, shkroi mes të tjerash Pjanic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco