FOTO/ Aksidentohet piloti i MotoGP, do operohet në Modena

FOTO/ Aksidentohet piloti i MotoGP, do operohet në Modena

17:29, 28/06/2020

Pasioni i tij për Motocrossin rrezikon t’i prishë planet Andrea Doviziosos për fillimin e sezonit të MotoGP.

Piloti i lindur në Forli, në të vërtetë, ishte protagonist i një rënieje të keqe, ndërsa po merrte pjesë në raundin e parë të kampionatit rajonal të Emilia Romagnas në pistën Faenza, duke thyer klavikulën e majtë.

Radiografia e realizuar në spitalin e qytetit Forli konfirmoi frikën fillestare.

Image

Dovizioso ka planifikuar një ndërhyrje kirurgjikale sonte në Modena, për të shkurtuar kohën e riaftësimit para fillimit të Kampionatit Botëror, më 19 korrik, në Jerez.

Dovizioso ishte lejuar nga Ducati të stërvitej në cross për një garë zyrtare, tri javë para startit të Botërorit.

Mësohet se ai është rrëzuar gjatë një kërcimi me motorin e tij në pistën “Monti Coralli”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco