Man Unitedi konfirmon largimin e 9 lojtarëve

Man Unitedi konfirmon largimin e 9 lojtarëve

21:00, 25/06/2020

Manchester United ka konfirmuar se nëntë lojtarë do të largohen nga klubi kur të skadojnë kontratat gjatë fundit të sezonit.

Cameron Borthwick-Jackson është një prej emrave më të njohur që është përfshirë në listën e atyre që do të largohen.

Krahas tij do të largohen Aidan Barlow, Alex Fojticek, Ethan Hamilton, Dion McGhee, Demetri Mitchell, Kieran O’Hara, Largie Ramazani dhe George Tanner.

“Duam t’i falënderojmë lojtarët që po largohen për kontributet e tyre gjatë kohës te klubi dhe ju urojmë çdo të mirë në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Djajve të Kuq.

Ndërsa që të nëntë lojtarët do ta kenë të drejtën të kthehen në Carrington për stërvitjet parasezonale në mënyrë që ta mbajnë formën fizike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco