Rriten rastet me Covid19, fqinjët e Shqipërisë mbyllin sezonin futbollistik

Rriten rastet me Covid19, fqinjët e Shqipërisë mbyllin sezonin futbollistik

15:21, 04/06/2020

Maqedonia e Veriut i ka dhënë fund pritjes së gjatë pasi ka mbyllur zyrtarisht sezonin futbollistik 2019/2020.

Vendimi është marrë pasi ditët e fundit janë shtuar në mënyrë të frikshme raste e të infektuarve me Covid19.

Gjithashtu qeveria është detyruar që të mbyllë me orar aktivitetet dhe tashmë lëvizja e qytetarëve është e kufizuar për shkak të frikës së përhapjes së pandemisë.

Mbi 100 raste ditore të infektimit ka raportuar Maqedonia e Veriut pas lehtësimit të masave duke e kthyer vendin sërish në problematik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco