Probleme me ndriçimin, ndryshon orari për super sfidën Partizani - Kukësi

Probleme me ndriçimin, ndryshon orari për super sfidën Partizani - Kukësi

14:29, 04/06/2020

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndryshuar orarin e e super ndeshjes mes Partizanit dhe Kukësit e vlefshme për javën e 28-të në Kategorinë Superiore.

Gjithçka ishte programuar që të luhej ditën e diel, duke filluar nga ora 20:00, por për shkak të problemeve me ndriçimin në stadium "Selman Stërmasi", ky duel do të spostohet në orarin 17:00.

Pra, të gjitha ndeshjet e javës së 28-të në Kategorinë Superiore do të luhen të dielën, në orën 17: 00.

17:00 Bylis - Teuta 

17:00 Flamurtari - Skënderbeu

17:00 Laçi - Vllaznia

17:00 Luftëtari - Tirana 

17:00 Partizani - Kukësi 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco