Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Christian Panucci afër marrëveshjes për të marrë drejtimin e klubit belg

Christian Panucci afër marrëveshjes për të marrë drejtimin e klubit belg

12:19, 27/05/2020

Christian Panucci kaloi një periudhë shumë të vështirë në drejtim të Shqipërisë, ku rezultatet e arritura nuk ishin aspak pozitive, gjë që solli edhe shkarkimin e tij nga stoli kuqezi.

Prej kohësh tekniku italian është pa punë dhe po përpiqet të gjejë një skuadër tjetër, për të ushtruar profesionin e tij si trajner.

“Corriere dello Sport” shkruan se Panucci është shumë afër të marrë drejtimin e skuadrës belge, Standard Liege.

Drejtuesit e këtyre të fundit e pëlqejnë shumë ish-trajnerin e Shqipërisë dhe duan t’ia besojnë atij drejtimin e skuadrës së tyre.

Gjithashtu thuhet se edhe trajneri italian ka dhënë miratimin e tij dhe marrëveshja është shumë afër.

Kampionati në Belgjikë është pezulluar përfundimisht tani, por Standard Liege është raundin kualifikues për në Europa Ligë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco