Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Do vazhdojë apo jo sezoni në Itali? Klubet e Serie A marrin unanimisht vendimin

Do vazhdojë apo jo sezoni në Itali? Klubet e Serie A marrin unanimisht vendimin

13:51, 01/05/2020

Liga e Serisë A zhvilloi një tjetër tele-konferencë ditën e sotme, ku ashtu si më 21 prill, u konfirmua sërish vullneti i të 20 klubeve pjesëmarrëse, për të çuar deri në fund kampionatin, për të shmangur humbjet e mëdha ekonomike, kryesisht nga e drejta televizive, por edhe sponsorët e tjerë.

Pas deklaratave të djeshme të Ministrit të Sporteve, Vincenzo Spadafora, se një pjesë e mirë e presidentëve kanë nisur të mendojnë për sezonin e ardhshëm, ka ardhur menjëherë reagimi i Ligës së Serisë A që ka konfirmuar të kundërtën, pra vullnetin për të mbyllur sezonin.

Ndërkohë një lajm i mirë vjen nga rajoni i Emiglia Romagnas, ku presidenti i qarkut ka miratuar nisjen e stërvitjes së diferencuar për skuadrat aty dhe prej datës 4 maj, ekipe si Spal, Parma, Bogolna e Sassuolo mund të zbresin në fushë.

Ky vendim rajonal mund të shkaktojë një përplasje me qeverinë qendrore, që vijon të mbajë të ndaluar stërvitjet e klubeve, por për momentin këto 4 skuadra kanë “dritën jeshile” për të zbritur në fushën e lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco