Dortmund gati të 'blindojë' lojtarin që e duan të gjithë

Dortmund gati të 'blindojë' lojtarin që e duan të gjithë

10:50, 25/04/2020

Borussia Dortmund nuk do të ketë një verë të qetë, pasi do të duhet të përballojë ofertat e klubeve të mëdha për Erling Haaland dhe Jadon Sanchon.

Ky i fundit është më pranë largimit, pasi skuadra e Manchester United  po insiston për nënshkrimin. Mirëpo Dortmund nuk duket se do të do të dorëzohet lehtë dhe do ta thotë fjalën e fundit.

Sipas “Forbes” verdhezinjtë kanë një planë për ta mbajtur Sanchon në skuadër.

Dortmund po planifikon ta hap thesin dhe t’i ofrojë lojtarit zgjatjen e kontratës deri në vitin 2023 e shoqëruar me një rritjen e pagës.

Paga vjetore e futbollistit anglez do të bëhet nga 6 milionë euro në 10 milioë euro në sezon.

Dortmund është i sigurt se do të arrijë një marrëveshje me lojtarin. Dosja Sancho do të jetë padyshim një nga më të nxehtat në merkaton e ardhshme. Rast për t’u ndjekur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco