Kreu i Federatës Italiane: Duhet mbyllur kampionati brenda këtij viti, mund të luhet në vjeshtë

Kreu i Federatës Italiane: Duhet mbyllur kampionati brenda këtij viti, mund të luhet në vjeshtë

21:11, 05/04/2020

“Seria A mund të luhet deri në muajt shtator-tetor”. Nuk është thjesht një ide e lëshuar në ajër pa asnjë bazë, por një hipotezë e pranuar nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, në një intervistë dhënë për “Domenica Sportiva”.

“E vetmja mënyrë serioze për ta manaxhuar këtë emergjencë serioze është mbyllja e garave të sezonit 2019-2020 brenda këtij viti. Po punojmë duke marrë në konsideratë disa hipoteza për ta manaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë situatë. Një datë për të rinisur është 17 maji, por e dimë që është vetëm një hipotezë”, tha kreu i futbollit italian.

Sipas Gravinës, edhe nëse do të duhet të luhet në vjeshtë për ta mbyllur sezonit, nuk ka kthim pas.

“Është një modalitet që prek jo vetëm sezonin akual, por edhe atë 2020-2021. Pra, mund të luajmë deri në shtator-tetor për ta mbylluar aktualin”, përfundoi Gravina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco