Ish-futbollisti i Italisë: Anuloni gjithçka dhe shpëtoni futbollin

Ish-futbollisti i Italisë: Anuloni gjithçka dhe shpëtoni futbollin

09:35, 27/03/2020

Ish lojtari i përfaqësueses italiane të futbollit, Angelo di Livio, ka kërkuar që sezoni në Serie A të anulohet shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Virusi famëkeq është përhapur shumë në Itali, duke shkaktuar mbi 6800 viktima.

“Është koha për të mbyllur gjithçka dhe për të anuluar sezonin”, ka deklaruar Di Livio, gjatë një interviste për Tuttosport.

“Unë mendoj se do të ishte e drejtë vetëm të anulohet sezoni dhe të fillojë sërish në korrik ose në gusht”.

“Kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar futbollin italian”, ka përfunduar 53 vjeçari italian.

Më tej, ish-lojtari i Juventusit u ka bërë thirrje autoriteteve italiane të shpërblejnë mjekët dhe infermierët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco