Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Maradona shfaq haptazi tifozllëkun për Napolin, ‘tradhton’ Barcelonën dhe Messin

Maradona shfaq haptazi tifozllëkun për Napolin, ‘tradhton’ Barcelonën dhe Messin

17:17, 25/02/2020

Legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona ka folur në lidhje me ndeshjen Napoli-Barcelona, duke uruar që të kaltrit të bëjnë një surprizë të madhe dhe që Mesi mos të luajë mirë sonte.

“Napoli po kalon vështirësi. Ata po përjetojnë sezonin më të keq të epokës së presidentit De Laurentis, gjatë 15 viteve të fundit. Gattuso po tregohet një burrë i vërtetë në dhomat e zhveshjes, mirëpo të fillosh një cikël të ri do pak kohë.

Shpresoj që Napoli të bëjë një surprizë të madhe dhe të lumturojë tifozët. Gjithashtu shpresoj që Messi mos të luajë shumë mirë sot”, tha Maradona, i cili në karrierën e tij si futbollist ka luajtur me të dy ekipet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco