Drejuesit duhet ta shesin sa më shpejt Milanin, flet Raiola: Pres ndjesë nga tifozët!

Drejuesit duhet ta shesin sa më shpejt Milanin, flet Raiola: Pres ndjesë nga tifozët!

10:20, 25/01/2020

Menaxheri më i njohur i futbollistëve, Mino Raiola ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në ndeshjen Brescia – Milan.

Raiola pas përfundimit të sfidës nuk und t’i shpëtonte dhe një prononcimi për mediat italiane, ku komentoi pozicionin e të asistuarve të tij te Milani.

IBRAHIMOVIC – “Zlatani po mundohet të bëjë mirë. Nëse e mbyll, duhet ta bëjë në një klub të madh. Pati oferta të tjera e nuk e di sa u mendua për Milanin, por në fund gjithçka shkoi mirë”.

Image

MILANI – “Ky Milan nuk më pëlqen, e mendoj që nuk i pëlqen as Bobanit e Maldinit. Nuk kam folur kurrë me Gazidisin apo ndonjë tjetër, por i këshilloj ta shesin sa më shpejt klubin”.

DONNARUMMA – “Lidhur me Gigio pres ende ndjesë nga milanistët që më kanë ofenduar dhe kërcënuar pa të drejtë sepse në fund gjërat ishin siç thosha unë. Nuk dua të krijoj polemika, ndaj them se Gigio do të vazhdojë edhe dy vite te Milani. Nëse Juves nuk i pëlqen, do të thotë se në Torino nuk marrin vesh nga futbolli”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco