VIDEO/ Blerja e bujshme e Interit mbërrin në Milano për vizitat mjekësore

VIDEO/ Blerja e bujshme e Interit mbërrin në Milano për vizitat mjekësore

14:35, 17/01/2020

Mesditën e sotme Ashley Young ka zbarkuar në Malpensa të Milanos.

Futbollisti në pronësi të Manchester United udhëtoi me një avion privat, teksa menjëherë do të kryejë një pjesë të vizitave mjekësore në Humanitas dhe më pas në Komitetin Olimpik Italian për të marrë "dritën jeshile" të federimit.

Më pas, do të ndjekin vizita të tjera te Interi dhe do të vijë firma mbi kontratën deri në vitin 2021. Young u ble nga Interi për shifrën modeste 1.5 mln euro, ndërsa ai do të përfitojë një pagë 3.5 mln euro në sezon, nëse rinovon automatikisht për edicionin tjetër, pasi fillimisht do të firmosë për gjashtë muaj.

Menjëherë, Ole Gunnar Solskajer ka folur për largimin e tij nga Manchester United: "Më vjen mirë për të, ka një mundësi të madhe. Por, në planet tona nuk përfshihej që një futbollist që në verë do të mbushë 35 vjeç të rinovonte për dy vite kontratën e tij. Ai bëri zgjedhjen që donte dhe e respektojmë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco