U tradhtua nga mbesa dhe burri/ Flet gruaja e Hulkut: U shkatërrova! Ai në fshehtësi...

U tradhtua nga mbesa dhe burri/ Flet gruaja e Hulkut: U shkatërrova! Ai në fshehtësi...

22:41, 27/12/2019

Hulk është kryefjala e këtyre ditëve në rrjetet sociale.

Futbollisti brazilian nuk e ka fituar vëmendjen e medieve për atë çfarë bën në fushën e lojës, por për të marrë përsipër lidhjen me mbesën e ish-gruas së tij, Camila Angelo, shkruan SYRI.net.

Lojtari i skuadrës kineze të Shangait ka vendosur që të braktisë partneren së bashku me 3 fëmijët për të vijuar romancën me bukuroshen.

Në një intervistë për portalin “Uol”, ish-partnerja e Hulkut, Irani Angelo theu heshtjen dhe foli për herë të parë për situatën dramatike që po kalon madje edhe për tradhtinë.

"Ishte shkatërruese ekstreme që unë u ndërgjegjësova për atë çfarë ishte duke bërë në fshehtësi ish-burri im. Ishte keqardhje e thellë që zoti Hulk nuk ishte i apasionuar me mua duke shkatërruar në këtë mënyrë martesën 12 vjeçare. Ai nuk e ka respektuar dhimbjen e atij që i kushtonte gjithnjë dashurinë, afeksionin, respektin dhe përkushtimin për fëmijët tonë”, ka thënë fillimisht Irani.

Pikërisht për mosrespektimin e qëndrimit të ish-burrit të saj dhe mbi të gjitha, për të mbrojtur privatësinë e fëmijëve, Irani sqaron se ajo nuk do të komentojë për asnjë çështje që do të diskutohet në mënyrë gjyqësore.

“Me sqarimin e duhur, ne kërkojmë respekt për vuajtjet e familjes tonë, duke siguruar privatësinë time dhe fëmijëve në një moment kaq delikat. Sepse dhimbja nuk është e ndarjes, por e shkatërrimit të një familjeje", përfundon ajo.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco