Edi Reja flet për rinovimin: Në Shqipëri do të kem mbështetjen e të gjithëve!

Edi Reja flet për rinovimin: Në Shqipëri do të kem mbështetjen e të gjithëve!

12:02, 21/11/2019

Edi Reja shprehu dëshirën e madhe për të vijuar bashkëpunimin me Kombëtaren shqiptare.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat italiane, Reja është i lumtur që do të jetë trajneri më i vjetër në qarkullim.

“Ekziston dëshira për të bërë këtë punë. Të njoh, të mësoj, ta vë në lojë përvojën time. Kjo është një sfidë e bukur: ka një projekt të fortë, i cili nuk ka të bëjë vetëm me pjesën teknike të Kombëtares, por do të më shikojë të përfshirë me stafin tim edhe në mbikëqyrjen e gjithë lëvizjes shqiptare të futbollit. Është një sfidë e bukur dhe një projekt i fortë. Rinovimi më jep një entuziazëm të madh. Do të kem mbështetjen e të gjithëve. Do jem trajneri më i vjetër në qarkullim, më bëhet qejfi për këtë”, u shpreh Reja.

Parashikohet që tekniku 74-vjeçar të firmosë një kontratë 4-vjeçare, që do ta mbajë të lidhur me Kombëtaren deri në vitin 2022.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco