Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Galliani i ‘hedh benzinë zjarrit’: Po të ishte VAR-i, Milani do ishte kampion në vitin 2012

Galliani i ‘hedh benzinë zjarrit’: Po të ishte VAR-i, Milani do ishte kampion në vitin 2012

08:41, 01/11/2019

Në Itali kanë shpërthyer sërish polemikat ndaj VAR-it dhe vendimeve të arbitrave mbi mënyrën se si dhe kur duhet të përdorin teknologjinë ndihmëse, veçanërisht pas episodeve në Napoli-Atalanta.

Megjithatë për të dhënë një mendim mbi teknologjinë në ndihmë të arbitrave, është pyetur edhe ish-Administratori i Deleguar i Milanit, Adriano Galliani, i cili aktualisht mban të njëjtin pozicion te Monza.

“Le të themi që unë bëj pjesë tek ata që janë në favor të VAR-it, pasi ndihmon shumë në korrigjimin e vendimeve të arbitrave. Është një risi dhe si e tillë ka nevojë të përmirësohet, por mendoj se po të aplikohej në 2012-ën, Milani do të fitonte atë titull dhe ndoshta ndonjë tjetër më vonë”, tha Galliani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco