VIDEO/ E pazakontë, trajneri në Gjermani dëmtohet gjatë festimit të golit!

VIDEO/ E pazakontë, trajneri në Gjermani dëmtohet gjatë festimit të golit!

23:30, 31/10/2019

Ndodh edhe kështu, të dëmtohesh në momentin e festimit të një goli.

Diçka e tillë ka ndodhur me trajnerin e Borussias së Dortmundit, Lucien Favre, i cili pësoi një dëmtim në këmbën e majtë pasi “fluturoi” nga gëzimi në momentin që Julian Brandt shënoi golin e dytë në sfidën e Kupës së Gjermanisë mes Borussia Dortmundit dhe Borussia Moenchengladbach.

Në momentin kur verdhezinjtë arritën që të përmbysnin rezultatin në 2-1, trajneri Favre, u çmend nga gëzimi.

“Kam pësuar një dëmtim në ligament dy ditë më parë në stërvitje, por e harrova këtë fakt në momentin e festimit të golit”, deklaroi trajneri zviceran i Dortmundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco