Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Tifozët bëjnë thirrje të largohen 4 futbollistë nga Milani! Matteo Salvini: Shporruni!'

Tifozët bëjnë thirrje të largohen 4 futbollistë nga Milani! Matteo Salvini: Shporruni!'

20:44, 28/10/2019

Humbja në Romë ka humbur edhe më shumë durimin te tifozeria e Milanit, që tashmë ka hapur luftë konkrete kundër disa lojtarësh që kanë kohë që po zhgënjejnë dhe duket sikur nuk mësojnë nga gabimet.

Lojtarët më të urryer të momentit janë Suso, Biglia, Kessie dhe Calabria, edhe pse ka të tjerë në këtë listë. Në fakt, tifozeria kuqezi e quan të papranueshme që spanjolli të vazhdojë të luajë edhe pse ecën në fushë dhe nuk bën asgjë, ashtu si Calabria vazhdon të bëjë dhurata për kundërshtarët, apo Kessie që gabon edhe pasimet më elementare dhe Biglia që nuk jep asnjë kontribut por vetëm shpërdoron topa dhe nuk ka grintë, shkak edhe mosha.

Sakaq, ka reaguar edhe Matteo Salvini, ish-ministër në Itali dhe tifoz kuqezi: "Më pak postime, më shumë b**e! Mjaft me këtë shpifësirë! Kessie, Suso, Conti, Calabria, Calhanoglu dhe fantazma në fushë. Varfanjakë në stol! Klubi? Cili klub? Ikni, ikni, ikni! Sa vjet do të vazhdojë tortura? Nese nuk keni dëshirë, kokë dhe krenari, ikni. Të gjithë. Forca zemra e vjetër kuqezi! Kush nuk na do, nuk na meriton".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco