Serie A/ Pas Juves dhe Interit, gabon edhe Napoli. Atalanta shpërthen me 7 gola

Serie A/ Pas Juves dhe Interit, gabon edhe Napoli. Atalanta shpërthen me 7 gola

17:17, 27/10/2019

Kanë përfunduar tre takime të Serisë A, që startuan në orën 15:00.

Një pasdite e jashtëzakonshme ishte kjo për Atalantën që ka marrë një trepikësh ndaj Udineses, duke i shënuar plot 7 gola.

Ekipi i Gasperinit ka mundur me rezultatin 7-1 Udinezen, aty ku miqtë bën “gabim” të kalonin në avantazh me anë të Okaka-s.

Një “uragan” ka nisur direkt nga Atalanta që ka shënuar 7 herë. Iliçiç me dopjetë, Muriel me tripletë, Pasaliç dhe Traore me nga një gol i kanë dhënë këtë fitore të vyer bergamaskëve.

Nga ana tjetër Napoli ka ngecur në transfertën e vështirë të Spalit dhe ka marrë vetëm 1 pikë pas barazimit 1-1, me Etrit Berishën që ishte titullar në portën e vendësve.

Milik kaloi në avantazh Napolin, ndërsa Kurtiç barazoi direkt në minutën e 21-të.

Pas Juventusit dhe Interit dje, edhe Napoli ka bërë të njëjtën gjë, duke mos arritur dot të fitojë.

Ndërkaq  Torino dhe Kaljari kanë marrë nga një pikë, pas barazimit 1-1.

Nandez për Kaljarin dhe Zaza për Torinon ishin autorët e golave.

Kështu Atalanta ka shkuar në kuotën e 20 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Napoli e ndjek në vendin e katërt me 17 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco