Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

VIDEO/ Kampioni i botës bën aksident të rëndë me Ferrari

VIDEO/ Kampioni i botës bën aksident të rëndë me Ferrari

17:22, 11/10/2019

Errol Spence Jr, kampion i botës i peshave të lehta në boks, është duke luftuar me jetën pas një aksidenti të rëndë me Ferrari.

Ai është nën kujdesin intensiv pas aksidentit me Ferrrari të enjten, rreth orës 3 të mëngjesit, në Texas, Dallas, njofton policia vendase.

Errol nuk e kishte vendosur rripin e sigurimit, teksa kishte humbur kontrollin mbi veturë, duke dalë nga rruga.

Ai u dërgua menjëherë në qendrën e mjekësisë në Dallas dhe pritet t’i mbijetojë plagëve, edhe pse aksidenti ishte tejet i rëndë dhe boksieri ka pësuar lëndime të rënda.

“Errol kishte një aksident dhe prindërit e tij janë me të në spital”, i tha ESPN Tim Smith, zëdhënësi i serisë televizive “Premier Boxing Champions”.

“Mjekët po monitorojnë gjendjen e tij, por dëmtimet që ka pësuar nuk janë kërcënuese për jetën”, vijon Smith, duke qetësuar të gjithë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco