Florent Hasani: 'I lumtur që përfaqësoj këtë vend, gati për betejën e radhës'

Florent Hasani: 'I lumtur që përfaqësoj këtë vend, gati për betejën e radhës'

10:14, 11/10/2019

Florent Hasani ka kërkuar nga futbollistët e Kosovës të përqendrohen në përballjen ndaj Malit të Zi.

Pak ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme me Malin e Zi, Kosova ka fituar 1-0 në miqësoren përballë Gjibraltarit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Florent Hasani.

“I lumtur që përfaqësoj këtë vend dhe që mu dha mundësia të shënoj golin tim të parë në stadiumin mitik “Fadil Vokrri”. Ju falënderoj për mbështetjen që na dhuruat sot duke mbushur shkallët e stadiumit. Sfida tjetër, Mali i Zi. Të bëhemi gati për betejën e radhës. Forca Kosova”, ka shkruar Florent Hasani në llogarinë personale në “Facebook”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco