Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Jean Todt tregon për gjendjen e Schumacher: Jam i befasuar, kur mbërriti në Paris...

Jean Todt tregon për gjendjen e Schumacher: Jam i befasuar, kur mbërriti në Paris...

13:19, 10/10/2019

Ekzaktësisht një muaj më parë, Michael Schumacher është dërguar në spital në Paris për të nisur një terapi që mund të përmirësojë gjendjen e tij pas aksidentit të tmerrshëm me ski në fund të 2013.

Një lajm që ka ngjallur shpresë për shumë tifozë që presin me ankth për lajme positive mbi ish-kampionin e botës të Formula 1. Miku i vjetër i i ish-pilotit të Ferrari, Jean Todt, aktualisht president i Fia-s, me deklaratën e tij ka rritur edhe më tepër entuziazmin.

“Nuk ka asnjë lajm, përvec faktit që Michael po lufton për të përmirësuar çdo ditë situatën. Duhet ta shoqërojmë në këtë luftë. Kam thënë të vërtetën, shohim bashkë në TV garat e Çmimeve të Mëdha e shpresoj që një ditë të mund të shkojmë bashkë në një GP”.

Ish-menaxheri i Ferrari është nerviozuar së tepërmi nga thyerja e privatësisë nga disa pjesëtarë të stafit të spitalit: “Jam i befasuar që, kur mbërriti në Paris për një kontroll në spital, njerëzit që duhet t'i siguronin sekretin mjekësor kanë folur”, tha ai për "La Repubblica".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco