Anjeli nuk mjaftohet me dominimin e Juventusit në Itali: Duam edhe Championsin

Anjeli nuk mjaftohet me dominimin e Juventusit në Itali: Duam edhe Championsin

21:45, 09/10/2019

Në një takim të mbajtur në Londër me rastin e “Leaders Week”, dedikuar liderëve të futbollit kontinental, Andrea Anjeli është rikthyer që të flasë për të ardhmen e klubeve europiane, por edhe për Champions-in e ri që ai ka në projekt si president i ECA-s.

“Nëse mendojmë për fazën e grupeve dhe mënyrën e shpërndarjes së tyre në Championsin aktual, nuk është nevoja që të luftohet në fushë fare, sepse ato të dyja që kualifikohen kuptohen lehtësisht. Prandaj unë kam këmbëngulur dhe këmbëngul për një turne më spektakolar, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësinë ta fitojnë një ditë këtë trofe kaq prestigjioz.

Ëndrra për të arritur te Champions-i duhet kultivuar nga më shumë klube, jo vetëm prej atyre që kanë më shumë të ardhura. Sfida më e madhe është që të kuptojmë se çfarë lloj platforme duam që t’i dhurojmë ne vetes, për të pasur një interes të përbashkët, fitime pak a shumë të njëjta dhe më të mëdha sesa ato aktualet, për të rritur edhe konkurrencën.

Ndaj, nëse në një të ardhme të shpejtë do të arrijmë që të marrim 70-80 për qind të konsensusit të klubeve europiane do të jetë një sukses i padiskutueshëm”.

Ndërkohë, në lidhje me duelin e fundit të fituar ndaj Interit, presidenti i Juventusit nuk e shmang edhe një batutë:

“Interi tregoi se është një pretendente për titullin, një skuadër me shumë vlera. Të dielën ishte një ndeshje e bukur. Nëse jam i lumtur për dominimin e Juves në Itali? Si president i tyre nuk mund të ankohem, por a janë të lumtur vërtet njerëzit që e shohin këtë?! Gjithsesi, përveç Italisë ne duam që të fitojmë edhe Champions-in, pasi ai është trofeu për të cilin punojmë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco