Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Gjoka: Ja lë opinionit sportiv dhe tifozëve kuksiane, të gjykojnë punën time

Gjoka: Ja lë opinionit sportiv dhe tifozëve kuksiane, të gjykojnë punën time

13:03, 20/07/2019

Pas përfundimit të ndeshjes me Debrecenin, trajneri Ernest Gjoka ishte thuajse i bindur në atë që pritej të ndodhte me të ardhmen e tij. Ai deklaroi hapur se ishte me valixhe në dorë, por që gjithashtu pranoi se priste të bënte edhe një takim me presidentin Safet Gjici.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi dhe në pak orë mëngjesi i së premtes për Gjokën ka qenë i trazuar.

Fillimisht, lexoi me kuriozitet deklaratata e Gjicit, e më pas mësoi edhe për njoftimin e bërë nga klubi në faqen zyrtare në “Facebook”.

Trajneri 49-vjeçar nuk është nga ata që njihet për deklarata në nerva e sipër apo reagime që mund ta nxjerrin nga vetja. Megjithatë, Gjoka ka marrë përgjegjësinë e tij, por ashtu siç edhe te suksesi meritë kanë të gjithë, e njëjta gjë është edhe për dështimet.

Ai e ka pranuar në heshtje këtë vendim të presidentit Gjici dhe mësohet se ka komunikuar me disa pjesëtarë të stafit dhe të ekipit. Natyrisht, ka qenë mjaft i mërzitur, më shumë për mënyrën dhe lënien përgjysmë të një projekti sesa për vetë largimin.

Vetë trajneri është pyetur dje  për një koment lidhur me këtë shkarkim. Gjoka nuk pranoi të zgjatej në detaje, por dha një përgjigje domethënëse:

“Intervistën time për punën që bëra te Kukësi në këta tre muaj, do t’ia lë ta bëjë vetë opinioni sportiv dhe të gjithë tifozët kuksianë. Unë s’kam gjë për të thënë tjetër pas kësaj që ndodhi. Ju faleminderit!”, sipas "panorama sport"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco