Gerard nuk e merr në fazën përgatitore, Grezda drejt 'divorcit' me Rangers

Gerard nuk e merr në fazën përgatitore, Grezda drejt 'divorcit' me Rangers

16:50, 20/06/2019

Eros Greza është një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares shqiptare, por kohët e fundit ka pasur disa probleme.

Në ndeshjet e fundit të Shqipërisë, përballë Islandës dhe Moldavisë, Grezda u largua nga grumbullimi duke thënë se kishte disa arsye personale.

Mesa duket problemet për 27-vjeçarin do të vazhdojnë edhe tek klubi i tij, sepse sipas asaj që shprehet agjenti i lojtarit, Cakarun ai nuk do të grumbullohet as me ekipin e Rangers për të zhvilluar përgatitjet para sezonale në Portugali.

“Ai është ende me Rangers, por për momentin, nuk është me ekipin, sepse ai ishte me skuadrën kombëtare dhe pati disa probleme javën e kaluar”, shpjegoi agjenti i lojtarit shqiptar.

Grezda u ble nga Rangers për 2 milionë euro, por nuk pati një sezon të mirë në Skoci, kjo edhe për shkak të dëmtimeve të shumta.

Agjenti foli edhe për të ardhmen e shqiptarit: “Ne kemi folur me klubin dhe në këtë moment ai është ende pjesë e Rangersit. Le të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, u shpreh ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco