Juventus përgatit dy blerjet e para për Sarrin

Juventus përgatit dy blerjet e para për Sarrin

11:50, 14/06/2019

Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ri i Juventusit. “Zonja e Vjetër” ka arritur marrëveshje me teknikun, i cili do të largohet nga Chelsea për t’u rikthyer në Serie A, për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin.

Sipas “Gianluca Di Marzio”, skuadra e Juventusit po përgatit dy blerjet e para për trajneri e ri.

Bëhet fjalë për mesfushorin Paul Pogba, i cili është rrugës për t’u rikthyer në Torino, nga ku u transferua te Manchester United.

Një emër tjetër është Federico Chiesa, talenti i madh i Fiorentinës dhe Kombëtares së Italisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco