FOTO/ Plagosën sportistin e njohur, arrestohen 6 persona

FOTO/ Plagosën sportistin e njohur, arrestohen 6 persona

10:28, 13/06/2019

Gjashtë persona janë arrestuar në Santo Domingo për plagosjen e David Ortiz, një ish-yll i baseboll të skuadrës së Red Sox, që u godit me një plumb në shpinë përpara një diskoteke domenikane.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet vendase, duke saktësuar që mes të arrestuarve është edhe personi që ka qëlluar. Shkaqet e sulmit mbeten ende të paqarta.

Image

Shefi i policisë, Ney Aldrin Bautista Almonte, ka folur për një tentativë vrasjeje, duke shtuar që ai që ka qëlluar është paguar me 7800 dollarë.

Ortiz është një nga figurat më të dashura të basebollit të të gjitha kohërave në Republikën Domenikane dhe në Boston, ku njihet si “Big Papi”.

Me të Red Sox ka fituar tre Botërore dhe ka qenë për 10 herë një All-Star duke realizuar 451 home run.

Në nder të tij, pas tërheqjes nga sporti, skuadra e hoqi bluzën me numrin 34, një numër që mbahej prej tij dhe Boston i ka vënë emrin e tij një ure.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco