Reja rikthen në Kombëtare dy të ‘përjashtuarit’ nga Panucci

Reja rikthen në Kombëtare dy të ‘përjashtuarit’ nga Panucci

19:57, 20/05/2019

Në grumbullimin që pritet të nisë nesër në Durrës, që do i ndihmojë teknikut Edi Reja për të njohur më nga pranë grupin e lojtarëve të Kombëtares, pritet të ketë edhe rikthime.

Emri i parë është ai i Ermir Lenjanit. Sipas “Panorama Sport”, anësori i majtë që aktivizohet tek Sioni në Zvicër, ka marrë një ftesë nga tekniku Reja.

Në grumbullimin e fundit të muajit mars, Lenjani nuk mori një ftesë fillimisht nga Panucci, dhe deklaroi nëpërmjet një deklarate, se sa të jetë ai trajner, nuk do të shkonte më në Kombëtare.

Ndërkohë, me Edi Rejan duket se është një frymë e re, dhe Lenjani pritet që të bashkohet menjëherë me ekipin Kombëtar.

Gjithashtu, edhe Jahmir Hyka pritet të marrë një ftesë, dhe do të jetë pjesë e grumbullimit.

Shtatshkurtri që aktivizohet te Netanja në Izrael, po bën mirë me golat e shënuar në kampionat, dhe ndoshta mund të ketë një vend në listën përfundimtare të të grumbulluarve për ndeshjet e qershorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco