VIDEO/ Kosova mbetet e pathyeshme, debuton me barazim me Bullgarinë

VIDEO/ Kosova mbetet e pathyeshme, debuton me barazim me Bullgarinë

22:47, 25/03/2019

Kosova zhvilloi në Prishtinë ndeshjen e parë të saj në eliminatoret e Euro 2020 kundër Bullgarisë, shkruan Syri.net.

“Dardanët” shpërdoruan disa raste, por gjithsesi morën 1 pikë në debutimin e tyre në kualifikueset e një Europiani.

Bullgarët shënuan në pjesën e parë me Bozhikov në minutën e 39-të dhe e mbyllin në avantazh 1-0.

Në pjesën e dytë vjen një supergol i Arbër Zenelit, i cili bën të shpërthejë stadiumi “Fadil Vokrri”, 1-1.

Deri në fund vendësit përpiqen me të gjitha forcat, por rezultati nuk ndryshon. Kosova merr pikën e parë në grup.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco