Panucci ‘ngujon’ kuqezinjtë në hotel

Panucci ‘ngujon’ kuqezinjtë në hotel

13:02, 22/03/2019

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit po bëhet gati sot të zbresë në fushën e lojës përballë Turqisë në ndeshjen e parë të Euro 2020 dhe për trajnerin Christian Panucci, duket se ka qenë shumë e rëndësishme që të izolojë plotësisht ekipin kombëtar.

Për këtë arsye, që nga stërvitja e djeshme në “Loro Boriçi”, kuqezinjtë nuk kanë nxjerrë më këmbën jashtë hotelit ku janë akomoduar në Shkodër.

Trajneri ka dhënë urdhër për izolim absolut dhe sipas “SuperSport”, në hotel tashmë nuk lejohen të hyjnë as familjarë e lojtarëve për t’i kontaktuar e takuar.

Njëkohësisht, futbollistët as nuk kanë dalë nga hoteli qoftë edhe për të lëvizur paska e për të dalë nga rutina e zakonshme.

Shëtitja është zëvendësuar me një seance shkrydhjeje dhe fizioterapie në ambiente e brendshme të hotelit, gjithçka larg syve të tifozëve të cilët për të parë ekipin në Shkodër, do të duhet të presin orarin e ndeshjes në “Loro Boriçi”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco