Mediat italiane zbulojnë me ironi arsyen pse Panucci dënoi Strakoshën

Mediat italiane zbulojnë me ironi arsyen pse Panucci dënoi Strakoshën

10:39, 21/03/2019

Thomas Strakosha ishte humbja e madhe dhe surpriza në listën e Kombëtares për ndeshjen ndaj Turqisë dhe Andorrës, duke qenë se nuk arriti të kapte avionin dhe këtë vonesë nuk ia ka falur trajneri Christian Panucci.

Megjithatë, në Itali kanë nisur aludimet se përse Panucci e ka lënë jashtë, duke shtuar dhe ikja e avionit mund të jetë vetëm një nga shumë arsyet.

Mes arsyeve të shumta të dhëna në mediat italiane, një nga to është edhe derbi i fundit mes Lazios dhe Romës, i fituar pikërisht nga skuadra e Strakoshës me rezultatin 3-0.

Ajo ndeshje u dominua nga Lazio, ku portieri shqiptar ka bërë pritje mjaft të mira.

Kjo ndoshta mund të ketë mërzitur Panuccin, i cili njihet si një romanist i vjetër dhe tifoz i çmendur i Romës, aq sa së fundmi flitej për një kalim të tijin në krye të stolit.

“Sigurisht që mund të jetë pak i kuptueshëm edhe Panucci. Rezultatin 3-0 ndoshta nuk e ka harruar”, shkruhet në mediat italiane.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco