Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Edhe kur fiton, tek Interi ka tension. Spalletti kapet me gazetarët

Edhe kur fiton, tek Interi ka tension. Spalletti kapet me gazetarët

19:10, 10/03/2019

Interi ka fituar mes vuajtjesh sot kundër SPAL-it, me rezultatin 2-0.

Zikaltrit janë lodhur shumë për të gjetur golin e parë, i cili erdhi nga Politano në minutën e  67-të të sfidës.

Por, pas kësaj ndeshjeje, gazetarët italianë kanë qëndruar sërish te çështja Icardi, diçka që nuk i ka pëlqyer shumë teknikut italian.

Ai është pyetur nëse Icardi do të luajë në derbi javën e ardhshme kundër Milanit.

Spalletti ka dribluar disi këtë pyetje duke thënë: “Unë nuk do të flas më për Icardin, çfarëdo që kam thënë për të është përkthyer në një mënyrë shumë të veçantë. Do të luajë në derbi? Për Icardin nuk përgjigjem më”, ka përfunduar Spalletti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco