I ati e do James Rodriguezin te Juventusi: Ide e mirë, me Ronaldon janë miq të mirë

I ati e do James Rodriguezin te Juventusi: Ide e mirë, me Ronaldon janë miq të mirë

15:04, 06/02/2019

Në një intervistë me gazetën gjermane "Bild", Dad Wilson, babai i James Rodriguez, i ka hapur rrugën transferimit të djalit të tij te Juventusi.

"Ai dhe Cristiano Ronaldo janë shumë miq, do të ishte një destinacion i mirëpritur", tha babai kolumbianit.

"E shoh James shumë të heshtur, ai nuk duket aq i lumtur", shtoi i ati i mesfushorit të Bayern Munchen.

Në ditët e fundit doli lajmi se Cristiano Ronaldo kishte thirrur mesfushorin për t’ju bashkuar Juventusit.

"Ata janë miq shumë të mirë, unë sot e shoh futbollin italian, do të ishte një vendim i mirë", tha babai Wilson.

Ndërkohë James është i huazuar te Bayern Munchen, teksa do të vendosin nëse do të paguajë ose jo 42 milionë euro për blerjen përfundimtare nga Real Madridi.

Sipas të përditshmes spanjolle "Marca", kolumbiani ka marrë vendimin për të mos vijuar më karrierën në Gjermani.

James dhe CR7 luajtën bashkë te Real Madridi nga viti 2014 deri në vitin 2017.

Juventusi e pret krahëhapur futbollistin, duke besuar se Ronaldo do ta bindë atë që ti bashkohet "Zonjës së Vjetër". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco