Ramsey firmos parakontratë me Juventusin

Ramsey firmos parakontratë me Juventusin

19:24, 17/01/2019

Aaron Ramsey më në fund ka firmosur parakontratën me kampionët e Italisë, Juventusin.

Ai do t’i bashkohet bardhezinjve në fund të sezonit, kur do të mbetet i lirë nga Arsenali.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, ai ka kryer testet mjekësore gjatë fundjavës dhe detajet e mëtejshme do të bëhen publike në muajin shkurt.

Nga ato që thuhet deri tani, ai do të fitojë në javë plot 170 mijë euro në  tek “Zonja e Vjetër”.

Lojtari ka qenë i lirë të negociojë me cilin klub të dëshironte. PSG, Bayern Munchen apo dhe Manchester City, kanë dashur shërbimet uellsianit, por ai ka zgjedhur Juven.

Ramsey ka qenë pjesë e Arsenalit që në vitin 2008, pra plot 11 vite dhe ka luajtur 253 ndeshje me fanellën e “Topçinjve”.

Në këto sfida ai ka shënuar 53 gola, një shifër e mirë duke qenë që flasim për një mesfushor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco