Edgar Davids parashikon se kush do ta fitojë Ligën e Kampioneve

Edgar Davids parashikon se kush do ta fitojë Ligën e Kampioneve

19:02, 17/01/2019

Juventusi me Cristiano Ronaldon në skuadër mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Kështu ka deklaruar ish-mesfushori i bardhezinjve dhe i disa skuadrave europiane, Edgar Davids.

45-vjeçari që ka veshur fanellën e Juventusit për shtatë sezone duke zhvilluar 159 ndeshje, ka thënë se kampionët e Italisë kanë gjasa të mira për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.

Juventus, edhe pse ka qenë në mesin e skuadrave më të qëndrueshme të viteve të fundit në Europë, ka dështuar të fitojë Ligën e Kampionëve, duke humbur tri finale vetëm pas vitit 2000.

“Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, edhe pse e mira e kësaj gare është që shumë skuadra mund ta fitojnë atë”, ka deklaruar Davids gjatë qëndrimit në Itali.

“Me Cristiano Ronaldon, padyshim se ata kanë disa mundësi më shumë”, theksoi holandezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco