Dy lojtarët vijojnë ultimatumin, pagat ose largohen!

Dy lojtarët vijojnë ultimatumin, pagat ose largohen!

18:38, 11/01/2019

Flamurtari vijon përgatitjet dimërore në Vlorë, aty ku prej ditësh lojtarët janë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja dhe ndihmësit të tij Ergi Lubani. Kapiteni Bushiç dhe Veliu janë duke u stërvitur në mënyrë të diferencuar për shkak të dëmtimeve muskulore.

Mirëpo kapiteni i vlonjatëve, edhe pse ka dalë rregullisht në stërvitje, është duke pritur likuidimin e pagave të vonuara. Për këtë arsye ai është duke studiuar edhe mundësinë e largimit nga skuadra. Ofertat nuk mungojnë, pasi Teuta është hedhur në “sulm” për shërbimet e kroatit. 

Kjo çështje është shndërruar në temë dite në Vlorë, teksa drejtuesit e ekipit i tremben një largimit të një lojtari cilësor si Bushiç. Frika u shtua më shumë, kur futbollisti kroat nuk ishte i pranishëm në takimin miqësor me Lushnjën. Gjithsesi, ai ka dalë në stërvitje rregullisht, ndërsa pret që të paguhet. 

Administratori Sinan Idrizi ka pranuar vonesat e pagave të lojtarëve, teksa ka krijuar sigurinë se askush nuk do të mbetet pa u paguar. Por kjo nuk mjafton për lojtarët, të cilët kërkojnë siguri për të vijuar përfaqësimin e ngjyrave “kuqezi”. Problem mbetet dhe Danilo Alvesh, me futbollistin që nuk është kthyer ende nga Brazili. 

Edhe sulmuesi brazilian, ashtu si dhe Bushiç, kërkon shlyerjen e pagave të vonuara dhe më pas të rikthehet në Vlorë. Flamurtari ka lajmëruar FIFA-n për këtë çështje, ndërsa lojtari ende nuk ka kthyer përgjigje. Megjithatë, pjesa tjetër e skuadrës, pavarësisht problemeve është duke vijuar stërvitjen normalisht./ ts

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco