FOTO/ Igli Tare i bën Lazios ‘dhuratë’ talentin e Liverpoolit

FOTO/ Igli Tare i bën Lazios ‘dhuratë’ talentin e Liverpoolit

22:27, 28/12/2018

Igli Tare vazhdon të mendojë për talente tek ekipi i Lazios, dhe tashmë duket se e ka gjetur një të tillë.

Drejtori i kryeqytetasve, siç raporton “Goal.com”, ka arritur marrëveshjen me 19-vjeçarin e Liverpoolit, Bobby Adekanye.

Talenti holandez pritet t’i bashkohet ekipit të Simone Inzagit në fund të këtij sezoni.

Image

Kontrata e lojtarit skadon në fund të këtij sezoni me “të kuqtë”, dhe Tare nuk do të ketë nevojë të shpenzojë para për ta blerë.

Sulmuesi i krahut ka qenë pjesë e disa akademive të ekipeve me emër në Europë.

Në fillim e nisi te Ajaksi 12 vjeç, më pas shkoi tek Barcelona, ku qëndroi edhe për 5 sezone.

Më pas pak kohë tek PSV, ndërsa prej 2 sezonesh është pjesë e Liverpoolit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco