Përlotet Ardian Mema: Nuk bëj kurrë pazar me Tiranën!

Përlotet Ardian Mema: Nuk bëj kurrë pazar me Tiranën!

19:15, 28/12/2018

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, në një rrëfim për “Supersport” në mbyllje të këtij viti 2018, bën një analizë të kësaj periudhe që ka kaluar, që kur ka ardhur në krye të Tiranës, ku shprehet se e ka gjetur me mjaft probleme këtë grup.

Mema flet pa doreza dhe i përlotur për këtë situatë, merkaton, marrëdhënien me senatorët e ekipit, si dhe ëndrrën që ka për ta parë Tiranën kampione.

Situata - “Kemi kaluar çaste të vështira. Sërish jemi në një moment jo të favorshëm për ekipin. Fillimi ka qenë shumë i vështirë dhe të them të drejtën e kisha menduar krejtësisht ndryshe. Gjeta një ekip me probleme të jashtëzakonshme. Megjithatë, ju futëm punës shumë shpejt pasi nuk kishim se çfarë të humbnim. Konstatova shumë gjëra që të paktën në filozofinë time nuk u përshtatshin. Ekipi nuk është se nuk u shpreh gjatë ndeshjeve në kampionat, por ato gabime që kisha konstatuar u reflektuan edhe gjatë ndeshjeve”.

Rezultatet - “Rezultatet janë të pamjaftueshme, edhe pse unë po them që kanë ardhur duke rritur cilësinë e lojës, por edhe cilësitë e lojtarëve. Kemi qenë neve, që kemi luajtur me çdo ekip në Superiore.. Është dashur një përqendrim maksimal për pjesën kur ne kemi toleruar apo kem falur”.

Dorëheqja - “Kam analizuar veten time nëse kam bërë unë ndonjë gabim apo gjëra të kësaj natyre apo çfarë duhet të bëja më mirë. Në një moment thashë se mos jam unë një njeri i pafat dhe nëse hymë pak tek ana fetare mund te thosha se po marr mëkatet e të largohem. Megjithatë ka qenë një këmbëngulje e klubit nga të gjithë njerëzit brenda klubit më kanë folur dhe më kanë qëndruar pranë. Kjo ka qenë një nga arsyet e që dilema ime është shuar”.

Kontrata - “Edhe kur kam ardhur nuk kam diskutuar shumë detaje. Nuk jam tip që flas për anën financiare. Për mua e para është puna dhe përmes punës vjen performanca. Nuk do të bëja kurrë pazar me Tiranën të them të drejtën. Nuk e kam bërë as kur kam qenë futbollist. Gjithnjë kam pasur në kokën time dhe një gjakun tim që të jap maksimumin për këtë klub. Them se është gjëja e fundit që mendoj në këtë klub. Nëse do të isha në një klub tjetër ndoshta do të diskutoja”.

Ëndrrat - “Tirana kampion, nuk kemi çfarë të themi tjetër. U emocionova!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco