Hysajn dhe Napolin i pret ‘ferri’ në ‘San Siro’

Hysajn dhe Napolin i pret ‘ferri’ në ‘San Siro’

18:54, 25/12/2018

“San Siro” do të vishet sërish zikaltër. Tifozët e Interit nuk e braktisin skuadrën edhe në ditë të vështira.

Më shumë se 65 mijë spektatorë priten të ulen në shkallët e “San Siros” të mërkurën në mbrëmje.

Ndërkohë, rreth 1 mijë tifozë nga Napoli do të zënë vend në sektorin e rezervuar për miqtë.

Kujtojmë që Interi mban vendin e parë në renditje për numrin e tifozëve në shkallët e stadiumit.

Populli zikaltër ka qenë gjithmonë besnik me skuadrën. Një fitore ndaj Napolit do të ishte dhurata më e mirë për festat e fundvitit. Ndeshja do të luhet më datë 26 dhjetor (nesër) në orën 20:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco