Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO/ Barça fiton derbin katalanas, Messi prek ‘magjinë’ me dy supergola

VIDEO/ Barça fiton derbin katalanas, Messi prek ‘magjinë’ me dy supergola

22:58, 08/12/2018

Barcelona ka marrë një fitore të lehtë në derbin katalanas përballë Espanyolit.

Skuadra e Valverdes fitoi në transfertë 4-0 përballë Espanyolit, ndërsa në këtë ndeshje Leo Messi bëri një paraqitje të jashtëzakonshme duke shënuar dy gola të “çmendur” nga goditja e dënimit.

Argjentinasi hapi serinë e golave në minutën e 17’ kur nga gjuajtja e lirë realizoi një super gol për të zhbllokuar rezultatin, në 1-0, shkruan SYRI.net.

Vetëm 9 minuta më vonë, argjentinasi asistoi për Ousmane Dembele, i cili me një gol të bukur dyfishoi avantazhin e kampionëve në fuqi të Spanjës.

Në fundin e pjesës së parë, ishte Luis Suarez që shkroi edhe ai emrin në listën e golashënuesve.

“Qershia mbi tortë” ishte goli i katërt i Barcelonës dhe i dyti për Lionel Messin, i cili përsëri realizoi nga goditja e dënimit nga një distancë rreth 27 metra.

Me këtë fitore, Barcelona pozicionohet në vendin e parë me 31 pikë, tri më shumë se ndjekësit Atletico Madrid dhe Sevillas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco