VIDEO/ Cikalleshi shënon golin e 14-të në Kupën e Turqisë

VIDEO/ Cikalleshi shënon golin e 14-të në Kupën e Turqisë

15:32, 04/12/2018

Sokol Cikalleshi është rikthyer përsëri protagonist në Turqi. Shqiptari ka arritur të shënojë në Kupë golin e tij të dytë në po kaq ndeshje për ekipin e Goztepe.

Në minutën e 12-të sulmuesi i përfaqësueses kuqezi realizoi golin që zhbllokoi shifrat, finalizim ky që rezultoi deçiziv deri në minutat e fundit me Goztepen që realizoi dhe dy herë të tjera ndaj skuadrës që militon në Kategorinë e 4-t, për një fitore me shifrat 0-3, duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit në raundin e 1/8-ave.

Cikalleshi u zëvendësua në minutën e 75-të, kur rezultati ishte ende 1-0.

Edhe pse golat mungojnë në kampionat, sulmuesi nuk i “kursen” golat e tij për në ndeshjet e Kupës duke dhënë maksimumin dhe duke nxjerrë në pah potencialin e tij të vërtetë.

Cikalleshi është kthyer në një “kartë të fshehtë” për ekipin nga Turqia për sa i përket ndeshjeve në kupë, të cilat duket se janë të preferuarat e tij.

14 është kuota e golave që bomberi shqiptar ka arritur në këtë kompeticion që kur ai ka zbarkuar në Turqi në vitin 2015.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco