Sadiku: Do luftojmë për kualifikimin në EURO 2020 me Islandën dhe Turqinë

Sadiku: Do luftojmë për kualifikimin në EURO 2020 me Islandën dhe Turqinë

18:27, 02/12/2018

Sulmuesi Armando Sadiku ka komentuar shortin e eliminatoreve të Kampionatit Europian 2020, ku kuqezinjtë do të jenë në grup me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

Për Supersport nga Spanja ai tha: “Është një grup i fortë, do luhet midis Islandës dhe Turqisë, me këto dy ekipe do luajmë kualifikimin tonë. Megjithatë, e shoh si një grup të fortë. Të dyja janë të forta, si Islanda dhe Turqia. Për Francën, nuk po flas fare. Shpresoj që unë të kthehem, Roshi, Abrashi, Kukeli të kthehen, të jemi në formë. Dhe të nisim eliminatoret në mënyrën më të mirë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco