E kërkon Juve, Real dhe Barça, Skriniar jep këtë përgjigje epike!

E kërkon Juve, Real dhe Barça, Skriniar jep këtë përgjigje epike!

17:51, 10/11/2018

Pasi shkëlqeu në sezonin e tij të parë tek Interi, Skriniar tashmë është kthyer në një ndër lojtarët kryesorë në formacionin e Luciano Spallettit.

23-vjeçari sllovak bëri një paraqitje të jashtëzakonshme me Barcelonën në duelin e vlefshëm për Champions League, shkruan SYRI.net.

Prej kohësh Real Madrid Juventus dhe Barcelona po tentojnë të hyjnë në negociata për të bindur lojtarin që të largohet nga Milano.

Por së fundmi është Skriniar ai i cili hedh poshtë mundësinë e largimit nga “San Siro”.

Mendoni se mund të largoheni nga Interi?

“Jo. As për Juven as për askënd nuk mund të largohet nga Interi. Me ta nuk kam arritur ende të fitoj, shpresoj ta bëjmë këtë vit, tha ai për mikrofonin e “DAZN”.

/ Syri.net / Oldi Mele

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco