Lamtumirë Lopetegui! Reali telefonon trajnerin e njohur për t’i dhënë drejtimin e klubit

Lamtumirë Lopetegui! Reali telefonon trajnerin e njohur për t’i dhënë drejtimin e klubit

08:48, 18/10/2018

Real Madridi i ka filluar negociata me ish-trajnerin e Chelseat, Antonio Conten.

Sipas burimeve të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, drejtorët e Real Madridit kanë kontaktuar të hënën me trajnerin e mirënjohur, Antonio Conten, shkruan SYRI.net.

Conte ende është në betejë me Chelsean, pasi klubi anglez nuk pranoi që t’i paguajë 10 milionë euro si dëmshpërblim pas shkarkimit të italianit për t’ia lënë vendin Maurizio Sarrit.

Sidoqoftë, Conte duket se nuk do të merret më me këtë çështje pasi është bindur që ta marrë njërin ndër rolin më të rëndësishëm në botë.

Julen Lopetegui është nën presion të madh pas rezultateve të dobëta në kohën e fundit, ku kanë dështuar që të shënojnë gol në katër ndeshjet e fundit, duke barazuar njëherë dhe duke pësuar tri humbje.

Dy ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për Lopetegui, përballja ndaj Levantes në La Liga dhe pastaj do të presë Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve.

Nëse nuk fiton të dy përballjet, shkarkimi është pothuajse i sigurt.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco