FOTO/ Ronaldo ‘godet’ sërish, hap hotelin super luksoz në zemër të Europës

FOTO/ Ronaldo ‘godet’ sërish, hap hotelin super luksoz në zemër të Europës

22:55, 12/09/2018

Cristiano Ronaldo po mendon të ardhmen tek biznesi.

Pas hoteleve të hapura në Lisbonë, Funchal, tashmë 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka lajmëruar se do të hap hotelin e tij të gjashtë “CR7”, zinxhirin e hoteleve në Paris më 2021., shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.

Tani perandoria e ylli të Juventusit pritet që t’i shtohet edhe hoteli me 210 dhoma në Paris, që do të këtë lokacionin “Left Bank” të anës jugore të qytetit pranë lumit Sena.

Objekti luksoz do të jetë hoteli i gjashtë i yllit të Juventusit dhe është ndërtuar në bashkëveprim me grupin portugez, Pestana

Por Ronaldo nuk do të ndalet këtu pasi investimet do të shtrihen anembanë botës. Në vitin 2020 do të inaugurohen edhe 3 htele të tjera në Madrid, New York dhe Marrakech.

“Ishte e pritshme që brendi Pestana dhe CR7 do të lëviz në Paris, një ndër qytetet më të vizituara në botë”, tha Ronaldo në një deklaratë për shtyp.

Ashtu sikurse pesë hotelet e tjera, objekti 60 milionë euro do të jetë një investim 50 më 50 në mes të Ronaldos dhe grupit të hoteleve portugeze, Pestana.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco